
Një person ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës, këtë të enjte. Viktima, me iniciale A.D., është dërguar i plagosur me armë zjarri në spital, por nuk i ka mbijetuar dot plagëve.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur në Shënkoll, por nuk ka ende detaje mbi rrethanat. Policia ka shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet.
Policia e Lezhës tha në një informacion paraprak se viktima dyshohet që është vetëplagosur me armë zjarri. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja. (A2 Televizion)