Kultivonin kanabis në fshatin e Shkodrës, i shmangen ndërhyrjes së FNSH-së

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 13:54 | Kronikë

Dy persona janë shpallur në kërkim sot në një fshat të Shkodrës, gjatë një operacioni të policisë ku një rol të veçantë ka patur ndërhyrja e repartit të FNSH-së në Shkodër.

Operacioni ka ndodhur në fshatin Plan, ku forcat e rendit kanë sekuestruar në një shtëpi të izoluar rreth 51 kile lëndë narkotike të tipit cannabis si dhe 100 fishekë të kalibrit 7.62 mm, si dhe një telefon celular.

Dy personat  e dyshuar për kultivimin e drogës, janë një 27-vjeçar dhe një 24-vjeçar banues në fshat.

Personat kanë arritur të largohen, dhe kushtet e vështira të terrenit kanë mundësuar shmangien me forcat e rendit, që po vijojnë në kërkimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos