
Garda Civile në Spanjë ka përfunduar një operacion për shkatërrimin e një rrjeti kriminal që kishte vjedhur shtëpitë e yjeve të futbollit spanjoll. Siç njoftojnë mediat vendase si “El Correo” apo “Andaluciainformacion”, në pranga ranë 3 shtetas shqiptarë dhe një spanjoll.
Vjedhjet janë kryer në përgjithësi kur shtëpitë ishin të banuara. Njëri nga të arrestuarit, shefi i këtij rrjeti, shtetasi shqiptar, me inicialet M. Z., i ishte arrestuar më herët për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm të vitit 2007 në shtëpinë e biznesmenit Jose Luis Moreno.
Në lidhje me vjedhjet e muajve të fundit në banesat e futbollistëve spanjollë, këto media bëjnë me dije se autorët akuzohen për të paktën 20 krime të tilla që kanë ndodhur në Asturias, Castilla y León dhe zona të tjera. Ndër shtëpitë e vjedhura nga kjo bandë, janë ato të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, lojtarët Isco dhe Casemiro dhe futbollisti i Atlético Madrid Thomas Partey. (A2 Televizion)