Aksidentoi në Shëngjin fëmijën nga Afganistani dhe largohet, kapet një 45-vjeçare  

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 19:19 | Kronikë
Aksidentoi në Shëngjin fëmijën nga Afganistani dhe largohet,

Forcat  e policisë kanë shoqëruar në Komisariat një 45 vjeçare që pasi aksidentoi një fëmijë 7-vjeçar, u largua nga vendngjarja pa e ndihmuar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Shëngjin, në vendin e njohur si “Lapidari”, aty ku një Fiat Punto i drejtuar nga shtetasja me inicialet L.Gj, përplasi një vajzë të vogël pjesë e komunitetit afgan që strehohet me statusin e refugjatit pikërisht në atë zonë.

Fëmija sipas forcave të rendit  ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, por aktualisht ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

 Policia kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në ambientet e policisë të mjetit të përfshirë në aksident, ndërkohë që grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos