Një grua polake humb jetën në Kavajë

Nga A2 CNN
3 Qershor 2023, 22:05 | Kronikë
Një grua polake humb jetën në Kavajë

Një shtetase polake ka humbur jetën ditën e shtunë, në afërsi të një hoteli në Malin e Robit.

Sipas policisë, 83-vjeçarja me inicialet L.M. është rrëzuar aksidentalisht në trotuar dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos