All - Paragraf - 1
Një aksident me 7 persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në “Rrugën e Kombit”, në zonën e Rrëshenit.
Rreth orës 20:50 janë përplasur mjeti Audi, me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasen D. M. e tre vajza të mitura, banues në Shëngjin të Lezhës, me mjetin BMW ku udhëtonin shtetaset B. S. dhe M. S., banuese në Kosovë.
All - Paragraf - 3
Për pasojë janë lënduar fizikisht të gjithë personat që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident. Janë dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 4 nga të dëmtuarit, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar për në Spitalin e Traumës Tiranë, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2