Aksion për bllokimin e fishekzjarrëve

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2018, 15:56 | Aktualitet

Plagosja e efektives së repartit “Shqiponja” nga fishekzjarrët e hedhura në protestën përballë Parlamentit risolli dhe një herë në vëmendje rrezikun e këtyre produkteve.

Të gjendur përballë kësaj situate, policia ka në plan të bëjë bllokimin e shitjes së tyre.

Tashmë nëpërmjet urdhrit të policisë disa modele të cilët kanë përmbajtje të lartë baruti dhe që shpërthejnë do të bllokohen. Një veprim i tillë është mirëpritur dhe nga qytetarët.

Edhe zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko tha një ditë më parë se qeveria do të rishohë rregullat e licencimit dhe tregtimit të këtyre fishekzjarrëve.

Prej vitesh, policia në bashkëpunim dhe me repartin zjarrfikës ushtron kontrolle në tregjet shqiptare, por asnjëherë kapsolla të tilla nuk janë sekuestruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos