
Policia e Kosovës zhvilloi ditën e enjte një tjetër aksion në veri të Mitrovicës. Gjatë operacionit u arrestuan 3 zyrtarë të policisë, të cilët akuzohen për “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.
Të arrestuarit do të merren në pyetje nga hetuesit e Inspektoriatit Policor të Kosovës. Aksioni i sotëm është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në muajin maj, të koduar me emrin “Kontrabanda”.
Autoritetet e Prishtinës njoftuan se gjatë gjithë këtij operacioni janë arrestuar gjithsej 25 zyrtarë të policisë së Kosovës. (A2 Televizion)