Mini Shengeni Ballkanik, Kosova kundër: Pa kontroll nga BE, sjell vetëm dëme

Nga A2 CNN
21 Tetor 2019, 15:49 | Kosova
Mini Shengeni Ballkanik, Kosova kundër: Pa kontroll nga BE, sjell

Kosova është kundër Mini Shengenit Ballkanik. Idenë e nisur në Serbi nga Presidenti Aleksandar Vucic, Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Prishtina e konsideron të dëmshëm si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë politik.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Skënder Krasniqi, i kërkon Qeverisë së ardhshme të Kosovës që të rishikojë marrëveshjet e CEFTA-s dhe MSA-së, pasi sipas tij kanë dëmtuar dhe shkatërruar prodhimin vendas. “Kosova nuk ka përfituar asgjë nga këto marrëveshje, përkundrazi ka pësuar dëme të jashtëzakonshme”, thotë Krasniqi.

https://a2news.com/2019/10/10/mini-shengeni-rama-per-a2-nese-serbia-do-te-vendoste-veto-per-kosoven-sdo-te-isha-ketu/
https://a2news.com/2019/10/13/shengeni-ballkanik-bocka-per-a2-po-prekim-rezultatet-e-para/

Lëvizja Vetëvendosje, që fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, i kërkon Shqipërisë që ta shikojë Serbinë me sytë e Kosovës, dhe dakordësinë për Mini Shengenin Ballkanin e konsideron të gabuar. “Ne e kemi kundërshtuar këtë dakordësim të tyre, kemi pasur edhe qëndrime nga organizata jonë që vepron në Republikën e Shqipërisë. Besojmë se kjo është në kundërshtim me interesat e Kosovës, prandaj edhe nuk e kemi mbështetur”, tha Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje.

https://a2news.com/2019/10/04/shengeni-ballkanik-nako-propagande-duhet-shume-kohe-per-implementimin/
https://a2news.com/2019/10/04/me-9-10-tetor-firmoset-marreveshja-trepaleshe-ukshini-nuk-ka-shengen-pa-kosoven/

Edhe njohësit e çështjeve ekonomike të Kosovës, janë kundër Mini Shengenit Ballkanik. “Përderisa nuk e kemi një kontroll nga ana e Bashkimit Europian, ne jemi shtete shumë të brishta që nuk e kemi të largët historinë e kaluar të konfliktit”, u shpreh analisti Mustafë Kadriaj.

Gjatë takimit të Novi Sadit, Vuçiç, Rama dhe Zaev u dakordësuan që brenda vitit 2021 të eliminojnë kontrollet kufitare dhe pengesat e tjera të lëvizjes së lirë brenda rajonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos