
Komisioni Europian nuk pranoi të komentojë aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Zëdhënësja Virginie Battu-Henriksson tha se Brukseli vijon të mbështesë punën e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorisë Speciale, teksa rëndësinë që ka puna e tyre për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.
“Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm punën e Dhomës së Specializuar dhe të Zyrës së Prokurorisë Speciale. Ky është një demonstrim i rëndësishëm i përkushtimit të Kosovës për sundimin e ligjit, i cili në vetvete është një element kyç i progresit të Kosovës në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe për ndërlidhjen e BE-së me Ballkanin Perëndimor. Është veçanërisht e rëndësishme që ne të ritheksojmë këtë mbështetje. Sa i përket dialogut, ne presim që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë të përmbushin përkushtimet e tyre në sundimin e ligjit. Lidhur me pjesëmarrësit, nuk i takon Bashkimit Europian të zgjedhë bashkëbiseduesit, por autoriteteve të Kosovës që të zgjedhin ata që i shërbejnë dhe përfaqësojnë më mirë interesin e vendit”, tha Battu-Henriksson. (A2 Televizion)