
Aktet normative për blerjen e vaksinave kineze kërkojnë aprovimin nga deputetët në Kuvend.
Pas miratimit në qeveri, tashmë të njëjtin aprovim duhet ta japin sot edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ku në dy komisione parlamentare do të shqyrtohen edhe dy vendimet që i dhanë dritën jeshile vaksinës kineze.
Kushtetuta detyron që aktet normative të miratohen nga parlamenti brenda 45 ditëve nga miratimi i tyre në qeveri, kësisoj duke detyruar parlamentarët të ndërpresin fushatën e tyre dhe t’i rikthehen punës në komisionet parlamentare. (A2 Televizion)