
Monika Kryemadhi ka vijuar fushatën elektorale në zonën e Kombinatit në Tiranë. Kryetarja e LSI u zotua se shtëpitë e dëmtuara të qytetarëve në Kombinat do ti ndërtojë në të njëjtën zonë duke kundërshtuar vendimin e bashkisë Tiranë.
‘’Pallatet që kombinatësit i kanë ndërtuar me gjakun e tyre, të prindërve të tyre, siç ndërtuan Kombinatin, tashmë Edi Rama kërkon ti largojë nga shtëpitë e tyre, pronat e tyre për të ju dhanë oligarkëve për të ndërtuar kullat dhe për të kthyer truallin e kombinatësve në lulishte. Betejën e parë qytetarët e kombinatit e fituan. Fituan në Gjykatën Administrative për vendimet e parregullta që Bashkia e Tiranës ka marrë për tjetërsimin e pronave të kombinatësve.
Ky është vetëm fillimi. Ne do ta çojmë deri në fund për të mbajtur jo veç fjalën që ju kemi dhënë, por sepse kjo është më njerëzorja, e ndershmja që secili nga ne ka. Nëse ne nuk respektojmë pronën e tjetrit si mund të respektojmë të drejtat e njeriut, të shkollës, të shëndetit, të fjalës. E pra, kombinatasit që kanë shtëpitë aty do ti rindërtojnë prap me paratë e buxhetit të shtetit dhe jo paratë e tyre. Sepse sot jo vetëm Bashkia e Tiranës por edhe çdo institucion tjetër duhet të jetë shumë i kujdesshëm, dhe i bëj thirrje Prokurorisë të hetojë për lëvizjen e parave që bëhet nëpërmjet bankave të nivelit të dytë nëpër qytetarë të tjerë, të cilët kërkojnë t’ju tjetërsojnë pronën apo votën.”, deklaroi Kryemadhi. (A2 Televizion)