“Princi Andrew duhet të shqetësohet”. Arrestohet bashkëpunëtorja e Epstein

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 13:49 | Bota

Ghislaine Maxwell, dikur e dashura e Jeffrey Epstein, i dënuar për trafikim të të miturve për seks, u arrestua të enjten në Shetet e Bashkuara, pas akuzave zyrtare të ngritura nga FBI për rolin e saj në rekrutimin dhe abuzimin seksual të vjazave të mitura deri në 14 vjeç. 58-vjeçarja u arrestua teksa qëndronte e izoluar në një shtëpi luksoze në Nju Hempshajër, SHBA, sipas autoriteteve amerikane, pa incidente.

Sipas akuzës së ngritur, në vitet 1994-1997, “Maxwell ka ndihmuar, lehtësuar dhe kontribuar në abuzimin me të miturat që ka bërë Epstein, duke e ndihmuar atë edhe pse kishte dijeni që vajzat e abuzuara ishin nën 18 vjeç”.

https://a2news.com/2019/08/15/piktura-e-bill-clinton-me-fustan-gjendet-ne-shtepine-e-epstein/

Maxëell dhe Epstein, i cili vdiq në qeli pasi u dënua për të njëjtat krime, përdornin disa rezidenca për të organizuar shfrytëzimin e të miturave, në Nju Jork, Londër, por edhe një sërë resortesh dhe një ishull në Karaibe.

Epstein dhe Maxwell kanë pasur lidhje me personalitete dhe personazhe të famshëm në të gjithë botën, mes tyre edhe ish-Presidenti amerikan Bill Clinton dhe Princi i Anglisë, Andrew. Një foto e Epstein, Maxwell dhe Presidentit Donald Trump ka qarkulluar në rrjet, si dëshmi e lidhjeve të shumta që financieri kishte.

Një ish-punonjës i Epstein, Steven Hoffenberg, tha për “The Sun” se Princi duhet të jetë i shqetësuar, pasi Maxwell do të nxjerrë emrat e personave të përfshirë në rrjetin e Epstein, tani që përfundoi edhe vetë në pranga. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/08/12/vdekja-e-epstein-rrjeti-mbushet-me-teori-konspirative/

A2 CNN Livestream

Latest Videos