Aktori Gerard Depardieu akuzohet për përdhunim

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 12:02 | Showbiz
Aktori Gerard Depardieu akuzohet për përdhunim

Aktori francez, Gerard Depardieu, është sërish nën hetim zyrtar për përdhunimin e një aktoreje 24-vjeçare.

Avokati i Depardieu, Herve Temme, thotë se aktori mohon kategorikisht akuzat dhe se aktualisht është i lirë, por nën mbikëqyrje gjyqësore.

"Më vjen keq që ky hetim nuk u mbajt sekret si zakonisht", shtoi avokati.

Depardieu u akuzua në vitin 2018 nga e reja, e cila pretendonte se ishte përdhunuar disa herë në shtëpinë e aktorit në Paris. Pas muajsh hetime, prokurorët francezë hoqën dorë nga çështja për shkak të mungesës së provave.

https://youtu.be/IYMhsgz78U4

Asokohe aktori mohoi plotësisht akuzat duke thënë se ato shkonin kundër të gjitha idealeve të tij. Ai konfirmoi se e njeh personalisht aktoren, por nuk ka qenë me të në datat e përmendura në padi.

Ngjarja do të rikthehej sërish në vëmendje dhe në dyert e gjykatave, pasi aktorja rinisi në muajin gusht një tjetër gjyq, kësaj here si palë e dëmtuar.

Depardieu është i njohur për rolet e tij në filma si "Green Card", "The Man in the Iron Mask" dhe "Life of Pi". Ai gjithashtu është nominuar për një Oskar në vitin 1991, për rolin e tij kryesor në "Cyrano de Bergerac". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos