Pjesa e dytë e filmit “Space Jam”, ku Michael Jordan luan në të njëjtin ekip me Bugs Bunny kundër jashtëtokësorëve që vodhën talentin e basketbollistëve më të mirë amerikanë, është një nga filmat më të pritur të këtij viti.
Pritshmëria është rritur edhe më shumë pasi aktori Don Cheadle zbuloi në një intervistë për “Access Hollywood” se në filmin e dytë, ku protagonist kryesor do të jetë ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, do të shfaqet edhe Michael Jordan.

“Space Jam” i vitit 1997 grumbulloi 250 milionë dollarë dhe pritet që edhe pjesa e dytë të thyejë rekorde. Sidomos tani që u zbulua se në të do të jetë edhe ai që konsiderohet si basketbollisti më i mirë i historisë. (A2 Televizion)