
Qeveria japoneze ka zgjatur gjendjen e emergjencës prej pandemisë Covid-19 edhe në tre prefektura të tjera.
Vendimi u morr kur kanë mbetur vetëm 10 javë nga starti i Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Kryeministri Yoshihide Suga deklaroi: “Vendosëm të shtojmë Hokaidon, Okajaman dhe Hiroshimën në zonat që janë në gjendje emergjence nga data 16 deri më 31 maj”.
Pavarësisht situatës së rënduar në Japoni, organizatorët e Olimpiadës dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar këmbëngulin se eventi do të zhvillohet.
(A2 Televizion)