
Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, ish-boksieri dhe komentatori i njohur, Ahmet Golemi.
Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, Gjergji Golemi, nëpërmjet një postimi në Facebook.
I lindur më 5 qershor të vitit 1936, në Tiranë, Ahmet Golemi është shpallur kampion i boksit 5 herë.
Më 7 maj 1979, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor "për agjitacion e propagandë kundër shtetit" dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, pasi festoi fitoren e legjendës së boksit Muhamed Ali. (A2 Televizion)