
62-vjeçarja Jamie Lee Curtis duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ekrani.
Aktorja e Hollywoodit ka gati 3 projekte për vitin 2021, duke nisur nga roli në filmin fantastiko-shkencor, “Borderlands”, ku do të luajë në krah të aktorëve të famshëm, Cate Blanchett dhe Kevin Hart.
Eli Roth ka këmbëngulur për ta pasur 2 herë fituesen e Golden Globe, pjesë të kastit, me filmin që i zhvendos personazhet dhe historinë në të ardhmen e largët.
Më herët, aktorja veterane ka pranuar varësinë nga droga, duke pranuar se ka konsumuar kokainë me babain e saj. (A2 Televizion)