
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i kërkuar për Vodën ishte 1 vit heqje lirie. Njëkohësisht, SPAK kërkoi përjashtimin e saj nga ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare.
Ndonëse nuk u punësua në administratën shtetërore për të pandehurën Florida Beun dhe të tretën e dosjes, Majlinda Hasanin, SPAK kërkoi fajësi për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe dënimin e tyre përfundimtar me nga 10 muaj burg.
Referuar hetimit të Prokurorisë së Posaçme, takimet mes Vodës, Beut dhe Majlinda Hasanit janë realizuar në shkurt-mars 2020 në Ministrinë e Brendshme dhe në Durrës. Ato janë përgjuar teksa flasin për dhënien e një zarfi me 1 mijë euro Vodës dhe janë filmuar në një bar në Du, teksa i japin zv.ministres një aparat celular. Lidhur me episodin e tretë, SPAK thotë se Voda ka shkuar në port me automjetin e Ministrisë së Brendshme që mbante si zyrtare e lartë dhe shoferin e saj për të marrë një arkë me peshk. (A2 Televizion)