Rritja e çmimit të miellit, tregtarët po abuzojnë, Shqipëria nuk mbetet pa grurë

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 16:41 | Aktualitet
Rritja e çmimit të miellit, tregtarët po abuzojnë,

U deshën pak ditë luftime në Ukrainë që në Shqipëri të mbërrinte një alarm i rremë se rezervat e grurit do të shterojnë për shkak të bllokimit të importit që vjen kryesisht nga Rusia.

Në këtë mjegullnajë nxituan të përfitojnë tregtarët me pakicë dhe shumicë të miellit duke rritur çmimin e miellit për kuintal.

Në harkun e 10 ditëve, një thes miell u shit 40% më shtrenjtë te qytetarët të cilët nxituan të blejnë sa më shumë. Monitorimi u krye në të paktën 17 bashki ku tregtarët miellin e blenë lirë dhe e shitën shtrenjtë. 

Drejt një abuzimi të mundshëm po shkojnë edhe furrat e bukës të cilat po bëjnë thirrje për rritje të çmimeve.

Shqipëria sipas Stafës nuk rrezikon të mbetet pa grurë, ndaj ka një thirrje ndaj konsumatorëve.

Në këtë tymnajë të krijuar nga tregtarët e miellit, Stafa kërkon që e Ministrisë e Ekonomisë dhe “Autoriteti i Konkurrencës” të nisë hetim për monopolizim të tregut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos