Akuzat e Moskës për sulmet e Ukrainës, Blinken: SHBA nuk e ka inkurajuar Kievin

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 07:11 | Bota
Akuzat e Moskës për sulmet e Ukrainës, Blinken: SHBA nuk e ka

Uashingtoni nuk e ka inkurajuar Ukrainën të godasë objektivat brenda Rusisë, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Në një konferencë të martën, Blinken akuzoi Rusinë se "po përpiqet të heqë infrastrukturën civile që u lejon njerëzve të kenë ngrohje, të kenë ujë, të kenë energji elektrike".

Ai tha se ishte i vendosur që ukrainasit të kenë "pajisjet që u nevojiten për të mbrojtur veten, për të mbrojtur territorin e tyre, për të mbrojtur lirinë e tyre".

“Ne as nuk i kemi inkurajuar dhe as i kemi mundësuar ukrainasit që të godasin brenda Rusisë, por e rëndësishme është të kuptojmë se çfarë po përjetojnë ukrainasit çdo ditë me agresionin e vazhdueshëm rus kundër vendit të tyre”.

Kjo deklaratë vjen menjëherë pasi Moska akuzoi Kievin për sulme me dronë në tri fusha ajrore ruse. Ukraina ende nuk ka komentuar mbi këtë çështje.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar vazhdimisht SHBA-në dhe aleatët e saj që të mos kalojnë "vijat e kuqe", duke furnizuar Ukrainën me armë me rreze të gjatë.

Aleanca ushtarake e NATO-s e udhëhequr nga SHBA-ja ka përjashtuar mundësinë e ofrimit të armëve të tilla për Kievin, mes shqetësimeve se kjo mund të çojë në një përshkallëzim të madh me një Rusi të armatosur bërthamore që pushtoi Ukrainën, më 24 shkurt.

Miliona njerëz në të gjithë vendin tani janë pa energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm, duke rritur frikën se njerëzit mund të vdesin nga hipotermia në temperatura nën zero. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos