
Lulzim Basha është ndalur në bashkinë e Lushnjes ku krah tij qëndronte kandidati i tij Indrit Sefa të cilin e cilësoi si shpresën e vetme për lushnjarët, hodhi akuza për kandidaten e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa.
“Ne e dimë po kështu se Eriselda Sefa është e sprovuar 15 vjet dhe nuk ka se çfarë të ofrojë më përveçse vazhdimin e këtij modeli të korrupsionit, ka qenë pjese e atij modeli e nuk ka çfarë të jap më përveçse vazhdimin e modelit të korrupsionit, modelit Rama dhe bandave".
Teksa fliste për betejën e vështirë që PD ka marrë për t’i rikthyer normalitetin vendit Basha nënvizoi se demokratëve nuk i ka mbetur rrugë tjetër.
“Përveçse një modeli të ri përfaqësimit dhe një politike të re me fytyrë njerëzore. Le t’i japim këtë mundësi njerëzve. Në radhë të rinjve dhe të rejave, mundësinë për të parë jetën e tyre të sotmen e tyre dhe të nesërmen e tyre këtu, pranë familjeve të tyre, pranë prindërve të tyre, pranë shokëve të tyre dhe jo ta kenë mendjen me sytë përtej detit”.
Kandidati për bashkinë e Lushnjes, Indrit Sefa tregoi para demokratëve Lushnjarë disa prej objektivave që ai nëse do të drejtojë bashkinë për një mandat 1 vjeçar, ku kryesorja ishte për zhvillimin e bujqësisë. (A2 Televizion)