Inceneratorët, Shano: Komisioni ka shërbyer vetëm për vizibilitet, "banalizim i së keqes" në favor të Ramës

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 23:25 | Politikë
Inceneratorët, Shano: Komisioni ka shërbyer vetëm për

Komisioni Hetimor për çështjen e skandalit të inceneratorëve në vend, te paktën për sa i përket koncesioneve të tyre, ka qenë tema kryesore e politikës së brendshme gjatë javës.

Analisti Dritan Shano, i ftuar në emisionin “Intervistë”, duke shumë skeptik ndaj punimeve të këtij Komisioni.

 “Nuk kam asnjë merak për sa lidhet me aktivitetin e Komisionit Hetimor, e shoh me indiferentizëm, buka dhe cirku për të cilët flitej edhe nga romakët e lashtë”, thotë ai, që më tej shpjegon.  

“Ka një raport të shkëlqyer të Kontrollit të Lartë të Shtetit për inceneratorët, mjaftonte të merrej dhe të rilexohej. Ka edhe një aktivitet investigues. Ndërkohë, Komisioni i shërben politikanëve të përfshirë për të fituar vizibilitet. Asnjë nga paratë e mara do i është rikthyer njerëzve, Personalisht,  unë jam që çdo PPP duhet të ishte subjekt investigimi nga drejtësia. Por këtë luftë politike mund ta kryen njerëz të pastër, jo njerëz që sot që flasim kanë vila në qytet dhe vila në bregdet”, thotë Shano.  

Pyetja për t’u bërë ishte pse u bënë inceneratorët? Rama nuk mund të thotë se e gjeta Shqipërinë një kosh plehrash, ndërkohë që ai ka qenë për tre mandate kryebashkiak në Tiranë, ku është prodhuar pjesa më e madhe e këtyre plehrave. Pse procedurat kaluan të gjitha në 24 orë, dhe në fund të ditës u jepet koncesioni. Kaq mjafton. Po hyre te 430 milionë eurot, a janë për tani apo për më vonë, i behet shërbim të madh strategjisë së komunikimit të kryeministrit, e shpjeguar mirë nga Hannah Harendt me termin “banalizimi i së keqes”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos