
Arkivat shqiptare kanë një vendqëndrim të ri në Shkozë. Kompleksi i ri arkivor do të mbajë në kushtet e përshtatshme historinë tonë, dokumente e materiale për çdo studiues e historian, për qytetarët, por edhe për shtetin.
Sistem kondicionimi, mbrojtje nga zjarri dhe përmytjet, ndriçim e rafte të përshtatshme për të ruajtur arkivat. Dokumentet e shtetit, qytetarëve, por edhe materialet që do t’i shërbejnë çdo studiuesi tanimë kanë një shtëpi të denjë për jetëgjatësinë që meritojnë.
Veç prezantimit të vendruajtjes së dokumenteve, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido ka theksuar se imediate është edhe puna me vendmagazinimet në rrethe, ku puna në disa prej tyre është në fazë rikonstruksioni.
Të ftuar në këtë prezantim të ambienteve të reja në Shkozë kanë qenë edhe kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Bedri Zyberaj si dhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup z. Skënder Asani, me të cilit arkivi shqiptarka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. (A2 Televizion)