KPA shkarkon nga detyra Elizabeta Imerajn

Nga A2 CNN
27 Prill 2022, 16:08 | Aktualitet
KPA shkarkon nga detyra Elizabeta Imerajn

Elizabeta Imeraj, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, kaloi pragun e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit si prokurore, por nuk mundi të dalë si e tillë. Trupa gjykuese shkallës së dytë të vetingut vendosi shkarkimin e saj nga detyra.

Imeraj ishte konfirmuar në detyrë në Shkallën e Parë në prill të vitit të kaluar, po vendimi u ankimua në Apel nga Komisioneri Publik. Në vendimin e tij unanim, KPA u shpreh se Elisabeta Imeraj kishte cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. KPA konstatoi deklarim të pasaktë të disa pasurive të përbashkëta me ish-bashkëshortit dhe mungesë burimesh të ligjshme për krijimin e tyre, mes të cilave një sipërfaqe trualli prej 2500 m2 në Tiranë dhe dy apartamente. Kolegji vlerësoi problematike edhe mosdeklarimin e dënimit penal të një familjari të ish-bashkëshortit të saj, si edhe korrespondencën në e-mail me një prej vëzhguese ndërkombëtarë.

Elizabeta Imeraj ushtroi funksionin e prokurores për 17 vite, ndër të cilat në ish-Prokurorinë për Krimet e Rënda hetoi grupe të krimit të organizuar dhe të terrorizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos