Kriza energjetike, Kim: Rajoni të gjejë zgjidhje të qëndrueshme, të diversifikojë burimet

Nga A2 CNN
27 Prill 2022, 11:19 | Aktualitet
Kriza energjetike, Kim: Rajoni të gjejë zgjidhje të

Pushtimi rus i Ukrainës ka bërë të qartë nevojën e diversifikimit të burimeve të energjisë. Kështu u shpreh ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e pranishme në konferencën ndërkombëtare për energjinë. Duke sjellë në vëmendje bllokimin e furnizimit me gazin rus për Poloninë dhe Bullgarinë, Kim theksoi se rajoni duhet të gjejë rrugët dhe burimet për zgjidhje të qëndrueshme.

"Jemi mbledhur këtu të vendosur për sigurinë dhe energjinë në një sfond sfidues. SHBA-ja ka nënvizuar nevojën që komiteti i aleatëve, i miqve dhe partnerëve të diversifikojë burimet dhe rrugët e energjisë. Pushtimi i Rusisë ka bërë të qartë se diversifikimi i burimeve të energjisë nuk mund të presë, madje dje kemi parë se Rusia ka kërcënuar dhe bllokuar furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë. Për këtë arsye kemi nevojë për më shumë gazsjellësa. Shpresojmë që diskutimet sot të kemi propozime të prekshme dhe ide reale. Siguria energjetike ka qenë gjithnjë e lidhur me sigurinë kombëtare dhe ajo që po jetojmë sot e bëjnë edhe më të dukshme. Rajoni duhet të kërkojë të gjejë zgjidhje të qëndrueshme. Tani është koha për të vepruar", tha ambasadorja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos