Akuzohen për korrupsion, Gjykata e Durrësit lë në burg 6 efektivët e policisë kufitare

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2023, 15:19 | Kronikë
Akuzohen për korrupsion, Gjykata e Durrësit lë në burg 6

Gjykata e Durrësit la të pandryshuara masat e sigurisë arrest në burg për 6 efektivë të policisë kufitare në portin e Durrësit, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Ish-efektivët u arrestuan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohen se përkundrejt shpërblimeve nën dorë që varionin nga 5 deri në 100 euro lejonin kalimin e personave që u ishte ndaluar hyrja në vendet e BE apo të mjeteve me mangësi në dokumentacion.

Së bashku me punonjësit e policisë, hetimi ka përfshirë edhe 20 persona të tjerë që kanë ndikuar tek efektivët e policisë për dhënien e ryshfeteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos