Akuzohen për ngjarje të rënda kriminale, policia arreston dy persona

Nga A2 CNN
18 Korrik 2019, 09:25 | Kronikë
Akuzohen për ngjarje të rënda kriminale, policia arreston dy

Policia ka arrestuar dy persona, njëri prej tyre kreu i një grupi të strukturuar kriminal, pasi mbi ta rëndojnë akuza për ngjarje të rënda kriminale.

Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit “VERSACE” dhe në pranga kanë rënë shtetasit A.S., 37 vjeç, banues në Tiranë, dhe Xh.M., 35 vjeç, banues në Fushë-Mëzez të Tiranës. Operacioni u zhvillua në lagjen “Demokracia“ në Qytetin e Mamurasit, ku në momentin e kapjes, shtetasve A.S dhe Xh.M u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip GLOCK, së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarakë, si dhe një armë zjarri pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë.

Për shtetasin A.S., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2017 ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg” për veprën penale ” Vrasja në rrethana të tjera të cilesuara” mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Po kështu, shtetasit A.S. i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të kryer nga shtetasi A.S dhe grupi kriminal që ai drejton. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos