Burri ekzekuton me armë gruan sapo doli nga gjykata e Elbasanit, plagoset edhe avokati

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 12:25 | Kronikë

Menjëherë sapo përfundoi seancën për divorcin, burri e priti bashkëshorten e tij me armë në derën e Gjykatës së Elbasanit, duke qëlluar për vdekje, ndërsa mbeti i plagosur edhe avokati Gëzim Toçilla.

Policia bën të ditur se ka vënë në pranga pak minuta pas ngjarjes shtetasin me iniciale K.B. i dyshuar si autor i vrasjes.

https://youtu.be/f06-4SlsDTY

Gruaja mbeti fillimisht e plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ajo nuk mundi të mbijetojë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos