Nishani: Statuti i PD duhet të ndryshojë. Bashkëqeverisja do ta kthente PD në një aneks të Ramës

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 12:37 | Kronikë
Nishani: Statuti i PD duhet të ndryshojë. Bashkëqeverisja do ta

“Statuti aktual nuk i shërben përfshirjes dhe zërit real të çdo anëtari, duket se është bërë me qëllim për të krijuar pamundësi institucionale. Ne do të shikojmë të gjitha hapësirat që na jep ky statut, i cili është gjëja e parë që duhet për ta reformuar. Në një vend normal demokratik europian, më e para është marrja e përgjegjësisë politike nga ai që ka dështuar. E para është dorëheqja, por ne kërkojmë një reformë të thellë”.

Kështu u shpreh Bujar Nishani gjatë një konference për shtyp të zhvilluar mesditën e sotme nga grupimi “Për PD-në”, i cili nga ku u kërkua hapjen e një procesi politik dhe reformimi në Partinë Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

https://a2news.com/2021/05/06/pd-nuk-frymezoi-ne-keto-zgjedhje-harxhi-propozojme-rizgjedhjen-e-kryetarit-te-partise/

Ish-presidenti Nishani u pyet edhe për një bashkëqeverisje të mundshme mes PS dhe PD, për të cilën ai u shpreh se nëse kjo gjë do të ndodhte do të ishte fundi i PD-së.

“Nuk kam informacione për bashkëqeverisje, por sot kam dëgjuar në media disa lajme të tilla. Nëse ka një tentativë të tillë është një tentativë e cila do të realizonte atë që është dorja më e madhe në opinionin publik. PD nuk mund të kthehet në një aneks të Edi Ramës. Ky do të ishte asgjësimi përfundimtar i PD. Nëse kjo do të rezultonte e vërtetë do të ishte thika pas shpine më e helmatisur që do t’i jepej PD-së”, tha Nishani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos