
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dyfishuar tarifat mbi produkte kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, në atë që po konsiderohet si një përshkallëzim drastik i luftës tregtare mes dy superfuqive ekonomike.
Tarifat ndaj mallrave kineze janë rritur në 25% të vlerës, nga 10% që ishin, dhe për këtë Pekini është zotuar se do të kundërpërgjigjet. Kina tha se “i vjen thellësisht keq” për këtë lëvizje dhe “do të marrë kundërmasat e nevojshme”.
Rritja e tarifave u bë në një moment ku zyrtarë nga të dy palët po përpiqeshin që të mbyllnin një marrëveshje të re tregtare mes palëve, në Uashington. Pavarësisht kësaj, rritja e tarifave nuk duket se ndikoi shumë në tregjet financiare kineze, pasi indeksi Hang Seng, i Hong Kongut, u rrit me vetëm 0,6% ndërsa ai i bursës së Shanghait me vetëm 1,5%. Tarifa e rritur prek produkte kineze si peshku, çantat e dorës, veshje dhe këpucë. (A2 Televizion)