Akuzohet për trafik droge, Rusia i zgjat me 6 muaj paraburgimin basketbollistes amerikane

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 17:39 | Sporte të tjera
Akuzohet për trafik droge, Rusia i zgjat me 6 muaj paraburgimin

Rusia ka vendosur të zgjasë me gjashtë muaj paraburgimin e yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner, e akuzuar për trafik droge. Vendimi erdhi në pritje të gjyqit që do të fillojë të premten. Lajmin e ka konfirmuar për CNN, avokati i lojtares, Alexander Boykov, pas seancës paraprake në Moskë.

Brittney Griner është basketbolliste e Phoenix Mercury të WNBA (NBA për femra) dhe është një personazh shumë i famshëm në botën e basketbollit amerikan.

Ajo u ndalua më 17 shkurt 2022 në aeroportin Sheremetyevo, afër Moskës, pasi posedonte vaj kanabisi në kontejnerin e cigares elektronike dhe rrezikon deri në 10 vjet burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos