Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, lihet në burg babai i autorit të dyshuar

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 10:44 | Kronikë
Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, lihet në

Lihet në burg, Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepajt, autori i dyshuar për vrasjen e dy kushërinjve të tij në Vrith të Malësisë së Madhe.

Gjykata e Shkallës së parë Shkodër ka dhënë masën e arrestit "burg pa afat" për Pepajn, ndërsa akuza e prokurorisë për të është "kultivimi i bimëve narkotike në bashkëpunim".

Para togave të zeza, Rrok Pepaj mësohet të ketë thënë se në atë zonë ka kultivuar bimë medicinale dhe boronicë.

Ndërkohë, avokati mbrojtës ka kërkuar masë lehtësuese, por kërkesa e tij është hedhur poshtë nga trupi gjykues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos