Arrestohet në Greqi, i dyshuari me 4 emra për vrasje të dyfishtë në Elbasan

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 11:26 | Kronikë
Arrestohet në Greqi, i dyshuari me 4 emra për vrasje të

Një shtetas i shpallur në kërkim për një vrasje të dyfishtë në qytetin e Elbasanit, në vitin 2012, është arrestuar në Greqi si pasojë e një bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.

Falë informacioneve të grumbulluara u bë i mundur arrestimi i shtetasit shqiptar Jorgo Leku alias Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou, 41 vjeç, për të cilin gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Olsi Leka akuzohet për ngjarjen e ndodhur më datë 15.08.2012, në lagjen "Çlirimi" në Elbasan, ku në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Aridan Meta alias Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir Beqiri.

Gentian Beqiri në kohë kur është ekzekutuar qëndronte në banesë me babanë e tij Nezirin pasi ishte në arrest shtëpia dhe dyshohej për vrasjen e Sokol Çapjas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos