Akuzohet për vrasjen e ish-drejtorit të OST, jepet masa e sigurisë për Dorjan Keqin

Nga A2 CNN
28 Korrik 2022, 17:06 | Kronikë
Akuzohet për vrasjen e ish-drejtorit të OST, jepet masa e

Është përballur me gjykatën për masën e sigurisë Dorjan Keqi, i akuzuari për vrasjen e ish-drejtorit të OST, Saimir Jaku, në vitin 2016.

Në sallën e gjyqit, Keqi nuk ka pranuar përfshirjen në ngjarje dhe nuk ka folur për të, ndërsa ka deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në Vinjoll të Kurbinit.

Prokurori ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg, që është pranuar nga gjykatësja Elsa Ulliri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos