Akuzohet për vrasjen e policit, prokuroria kërkon 20 vite burg për Redion Hysën

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 11:35 | Kronikë
Akuzohet për vrasjen e policit, prokuroria kërkon 20 vite burg

Prokuroria e Lezhës kërkon dënimin me 20 vite burg të Redion Hysës. Ai akuzohet për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur në dhjetor 2020, në Gajush të Lezhës.

Hysa u dyshua për ngjarjen pas gjetjes së një arme pistoletë të fshehur në një depozitë uji në taracën e banesës së tij. Në armën pistoletë nuk janë gjetur gjurmë gishtërinjsh, por ekspertiza balistike provoi se me të është kryer qitje në vendin ku u vra ish-efektivi Prela.

Në vijimësi, Hysa ka mbajtur qëndrim mohues për ngjarjen. Ai ka pohuar se nuk ka dijeni se si ka përfunduar arma pistoletë pranë banesës së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos