Akuzohet për vrasjen e Runajt dhe Ramazanit, i pandehuri nuk pranon të merret në pyetje

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 14:04 | Kronikë
Akuzohet për vrasjen e Runajt dhe Ramazanit, i pandehuri nuk pranon të

Në seancën e radhës ndaj Xhulian Hoxhës dhe Euglen Halilit, të akuzuar për vrasjen e Rigers Runajt e Emiliano Ramazanit në vitin 2020 në Elbasan, përfundoi pyetja e të penduarit Halili. Në dy seanca me radhë, ai rrëfeu para gjykatës dijeninë e tij dhe përfshirjen në dy krimet. I pandehuri Hoxha deklaroi në seancë që nuk jepte pëlqim për t’u marrë në pyetje.

https://a2news.com/2022/10/18/nuk-perputhen-deshmite-e-te-penduarve-spak-terheq-aktet-per-erion-alibej/

Në seancën tjetër, të caktuar më 3 nëntor, do të merret në pyetje Erion Alibej, në cilësinë e të bashkëpandehurit në një procedim të lidhur.

Alibej ishte i pandehur në të njëjtën dosje me Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin, por një javë më parë SPAK tërhoqi aktet ndaj tij për të vijuar hetimin, pas disa kontradiktave për rolin e tij në dëshminë e Euglen Halilit dhe të penduarve Nuredin Dumani e Henrik Hoxhaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos