Tentoi të kalonte 522 mijë euro, Gjykata e Durrësit vendos arrest me burg për shoferin e autobusit

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 10:01 | Kronikë
Tentoi të kalonte 522 mijë euro, Gjykata e Durrësit vendos arrest

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Elidon Çelën, shoferin dhe njëkohësisht pronarin e autobusit të linjës Itali-Shqipëri, ku disa ditë më parë Policia Kufitare në Portin e Durrësit zbuloi dhe sekuestroi 522 000 euro të fshehura në brendësi të autobusit.

Gjatë seancës për vlerësimin e masës bëhet e ditur se i akuzuari për pastrim të produkteve të veprës penale, ka deklaruar se shuma prej 522 000 euro janë produkt i punës së tij të ndershme dhe të familjes së tij dhe se nuk janë të ardhura të grupeve apo personave të inkriminuar në aktivitete të paligjshme.

https://a2news.com/2022/10/21/sekuestrohen-500-mije-euro-ne-portin-e-durresit/

Avokati i tij, Gramoz Lika, tha pas seancës: “Shoferi pretendon se ka 27 vite që punon në Itali familjarisht. Lekët janë kursime ndër vite dhe i kishte sjellë që të investonte në Shqipëri. Ai tha se ka pushtetarë që vjedhin 4 milionë euro dhe nuk i lë njeri në burg, ndërsa ata po e lënë në burg për 522 000 euro që i ka të vetat”.

https://a2news.com/2022/10/24/iu-sekuestruan-mbi-500-mije-euro-ne-portin-e-durresit-zbardhet-deshmia-e-shoferit/

Ndërkohë, për dy ndihmësit e shoferit Elidon Çela, gjykata vendosi lirimin e tyre, pasi rezultoi se nuk kishin dijeni për fshehjen e shumës prej 522 000 eurosh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos