Vrasja e Indrit Ndojit, gjykata lë në burg dy vëllezërit

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 21:05 | Kronikë
Vrasja e Indrit Ndojit, gjykata lë në burg dy vëllezërit

Është zhvilluar pasditen e sotme seanca gjyqësore në ngarkim te dy vëllezërve të dyshuar si autorë të vrasjes se 34-vjeçarit Indrit Ndoj.

Organi i akuzës, përfaqësuar nga Florjan Bonjaku, ka kërkuar burg pa afat për dy vëllezërit Miri, të cilët kanë dhënë dëshmi të njëjtë, duke pranuar se e kanë qëlluar 34-vjeçarin, por pa dashur që t’i shkaktojnë vdekjen, duke shtuar më tej se vdekjen e Ndojt e kanë marrë vesh nga mediat.

Ndërkohë, gjyqtarja Kostandina Kuro vendosi si masë sigurie atë të arrestit me burg për 60 ditë, për t'i dhënë mundësinë Prokurorit për të siguruar provat e mjaftueshme të implikimit të vëllezërve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos