Kamioni ‘fut nën rrota’ të moshuarin në Lezhë, humb jetën në spital

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 17:26 | Kronikë
Kamioni ‘fut nën rrota’ të moshuarin në Lezhë,

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Lezhë - Milot, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Shënkollit".

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi B. T., duke drejtuar automjetin e tij kamion, ka aksidentuar shtetasin J. Gj. 75 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku ndërroi dhe jetë.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet për veprime të mëtejshme hetimore procedurale, ndërkohë që shkaqet e aksidentit janë ende të pazbardhura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos