Akuzohet se ka rrëmbyer një 12-vjeçare, Policia në ndjekje të pedofilit serb

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 10:32 | Ballkani
Akuzohet se ka rrëmbyer një 12-vjeçare, Policia në ndjekje

Autoritetet serbe janë vënë në kërkim të një pedofili të dënuar më parë, i cili akuzohet se ka rrëmbyer një vajzë. Rasti ka bërë bujë në Serbi dhe në operacionin për gjetjen e 12-vjeçares Monika. Për herë të fundit ata u panë bashkë në një zonë pyjore në lindje të vendit.

“Bazuar në provat që kemi mbledhur deri tani besojmë se personi i dyshuar për këtë vepër penale është Ninoslav Jovanovic, nga Malca”, tha drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Serbisë, Vladimir Rebic. “Kemi prova që ai ka vjedhur një makinë, në të cilën policia ka gjetur gjurmët e tij dhe indice që tregojnë se me të ishte edhe Monika. Zbuluam që kanë qëndruar në këtë vend për pak kohë, ndërsa çantën e shpinës së Monikës e kemi gjetur diku tjetër”.

I dyshuari, 46 vjeç, ishte liruar nga burgu vitin e kaluar pasi kishte vuajtur një dënim 12-vjeçar sepse ishte përpjekur të përdhunonte një vajzë të vogël. Kohët e fundit kishte kaluar 5 muaj të tjerë në qeli, pasi ngacmonte femra të ndryshme në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos