“Karroceria e djallit”, Serbia prezanton 17 helikopterët e rinj ushtarakë rusë

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2019, 16:53 | Ballkani

Ushtria e Serbisë vazhdon të fuqizohet me mjete dhe armatime nga Rusia. Presidenti Aleksandër Vuçiç prezantoi flotën e re me 17 helikopterë luftarakë në aeroportin e Batajnicës.

“Kur i shikoni këto mjete, mund të dalloni pse janë për t’u pasur frikë dhe prandaj disa i konsiderojnë si “karroceria e djallit”, u shpreh kreu i shtetit serb.

Vuçiç më tej shtoi se ndihet krenar që këta helikopterë janë në Serbi dhe premtoi se do të përdoren për të ruajtur territorin dhe qiellin e vendit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për koston, presidenti serb tha se mjetet fluturuese janë blerë me shumë ulje nga Rusia.

Bëhet fjalë për modele Mi-35M, Mi-17 dhe Airbus H-145.

https://a2news.com/2019/11/07/serbia-do-bleje-raketa-nga-rusia-pavaresisht-paralajmerimeve-amerikane-per-sanksione/

 Ndër të tjera Vuçiç tha se përkundër paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara, Serbia do të vazhdojë me fuqizimin e ushtrisë dhe për këtë falënderoi Moskën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos