Akuzohet se u vuri zjarrin malit të Gjallicës, arrestohet 47-vjeçari, sekuestrohet kallashnikovi

Nga A2 CNN
8 Gusht 2021, 17:52 | Aktualitet

Forcat e Policisë kanë arrestuar sot një 47-vjeçar i akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme në malin e Gjallicës, në Kukës.

Zjarri ndodhi në lokalitetin Sasat, dhe forcave të rendit iu është dashur një pjesë e ditës për të vënë nën kontroll flakët.

Ndërkohë, autori i dyshuar është vënë në pranga. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin me inicialet E.O., banues në fshatin Nang. Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia sekuestroi edhe një armë e tipit kallashnikov shi dhe municionet përkatëse.

Kallashnikovi i sekuestruar të dyshuarit

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe  municionit luftarak” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos