Akuzohet se vrau Ruzhdi Hoxhën dhe fshehu kufomën pas Dajtit, dërgohet për gjykim Fredi Rrushi

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2022, 15:41 | Kronikë
Akuzohet se vrau Ruzhdi Hoxhën dhe fshehu kufomën pas Dajtit,

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të Fredi Rrushit, të akuzuar për vrasjen dhe zhdukjen e Ruzhdi Hoxhës, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2021.

Prokuroria akuzon rrushin se ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës” të parashikuar nga nenet 78, 278 dhe 303 të K.Penal dhe P.Rr sipas nenit 301 të K. Penal.

“Pas një analize të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim F. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës” të parashikuar nga nenet 78, 278 dhe 303 të K.Penal. Po ashtu, në analizë të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim P. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të parashikuar nga nenet 301 të K.Penal”, thotë prokuroria.

https://a2news.com/2021/11/08/vrasja-e-biznesmenit-itinerari-minute-pas-minute-celulari-tradhtoi-fredi-rrushin/

Trupi i pajetë i Hoxhës u gjet më 6 nëntor 2021, pasi ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët e tij dy javë më parë. Hoxha kërkohej prej 24 tetorit 2021, tre ditë pasi familjarët kishin humbur kontaktet me të. Njeriu i fundit që takoi Hoxhën ishte Ferdinant Rrushi, aktualisht në paraburgim, i cili pretendon se e ka lënë mikun e tij në zonën e Treshit në Tiranë.

43-vjeçari ishte biznesmen në fushën e inerteve në Tiranë. Për herë të fundit Hoxha ishte fiksuar nga një kamera sigurie në zonën e autostradës Tiranë-Durrës pranë një biznesi. Fillimisht, ishte djali i tij që referoi rastin në komisariatin numër 5 për t’u regjistruar më pas në Policinë e Tiranës. Nga kërkimet e kryera blutë e kryeqytetit kanë mundur të gjejnë kartën sim të telefonit të Hoxhës përmes së cilës janë zbuluar dhe komunikimet e fundit të tij. Mes tyre ishte edhe një telefonatë me shtetasin Fredi Rrushi, i skeduar nga drejtësia italiane për trafik droge. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos