Makina përplas për vdekje 70-vjeçarin me biçikletë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2022, 18:24 | Kronikë
Makina përplas për vdekje 70-vjeçarin me biçikletë

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Fier-Vlorë”. Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një 70-vjeçar, i cili lëvizte me biçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qënë duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Y. T. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos