
Një 63-vjeçar ka shpëtuar në momentet e fundit nga vetëvrasja teksa tentoi të hidhej nga kati i katërt i pallatit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "18 Shtatori" në zonën e quajtur Depot e Djathit në qytetin e Gjirokastrës. B.K. 63 vjeç kishte paralajmëruar komshinjtë për një vendim të tillë për t'i dhënë fund jetës në kushtet e depresionit të plotë.
Arsyeja sipas tij ka qenë vetmia dhe gjendja e tij aspak e mirë shëndetësore. Efektivët policorë të Gjirokastrës, sapo kanë marrë informacion janë nisur direkt në vendngjarje.
Momentin që policia ka mbërritur, 63-vjeçari ishte në këndin e jashtëm të dritares dhe po bëhej gati të hidhej nga kati i katërt.
Trupa policore është ndarë në dy skuadra ku një u përqendrua poshtë dhe skuadra tjetër në banesën e 63-vjeçarit. Sapo policia ka hyrë në apartamentin e tij, ky i fundit u lëshua për nga dritarja por në mënyrë të rrufeshme efektivët policorë kanë ndalur në momentin e fundit trupin e të moshuarit që të binte. (A2 Televizion)