
Një aksident ka ndodhur, mëngjesin e së enjtes, në Rrugën Transballkanike në Vlorë. Në aksident janë përfshirë katër automjete.
Për fat të mirë, si pasojë e aksidentit nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)