Sherr me thika mes dy punonjësve të OSHEE, njëri i plagosur, tjetri i arrestuar

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2022, 14:03 | Kronikë
Sherr me thika mes dy punonjësve të OSHEE, njëri i plagosur,

Një sherr mes dy punonjësve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Vlorë ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit dhe arrestimin e tjetrit.

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur paraditen e së enjtes, në lagjen “Uji i Ftohtë”. Aty dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së). “Shtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, tha policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos