“Al Rihla”, prezantohet topi zyrtar i Botërorit

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 16:55 | Sporte të tjera

Ish-yjet e futbollit, braziliani Kaka dhe spanjolli Iker Casillas ishin përzgjedhur për prezantimin e topit zyrtar të Botërorit “Katar 2022”.

Ashtu siç është traditë, topi i turneut më të rëndësishëm botëror ka një emër: ai quhet Al Rihla. Kjo fjalë në gjuhën arabe do të thotë udhëtimi, për një muaj magjik në atë që është hera e parë që Kupa e Botës zhvillohet në vendet arabe dhe e para herë që evenimenti do të luhet në dimër.

Ky është edicioni i 14-të me radhë që topi konceptohet nga Adidas dhe FIFA pretendon se kjo është sfera më e shpejtë e prodhuar, për të ndihmuar në rritjen e cilësisë dhe ritmit të lojës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos