Fidel Ylli: Projekti në shkolla rrezikon të dështojë, të rihapen bastet

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 13:02 | Sporte të tjera
Fidel Ylli: Projekti në shkolla rrezikon të dështojë,

"Rrisni buxhetin për sportin". Është kjo thirrja që presidenti i Komiteti Olimpik, Fidel Ylli, i bëri kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Nga studio e A2 Cnn, kreu i KOKSH u shpreh se shuma që sporti ka në dispozicion këtë vit është ulur me një miliard lekë dhe aktualisht është 700 milion lekë.

Sipas tij, ky buxhet nuk mjafton as për një federatë. Kreu i Komitet Olimpik theksoi se kjo situatë mund të sjellë si pasojë dështimin e projektit të “Sportit në Shkolla”.

‘’Buxheti dedikuar sportit kaloi nga 1 miliard e 700 milionë në 700 milionë lekë. Paradoks shumë i madh, jemi të mërzitur. E kuptojmë që jemi në kushte pandemie, por buxhetet duhet të rriten dhe jo të ulen maksimalisht. Nëse ky buxhet nuk del për federatat, rrezikon të na dështojë’, deklaroi Ylli.

https://www.youtube.com/watch?v=zUKFba4qSl8

Presidenti i KOKSH kërkoi dhe rihapjen e kompanive të basteve. "Për 3 javë, do të bëhet një akt normativ që të rritet buxheti, më shumë se 1.7 miliardë lekë. Nuk duam të bëjmë bojkot, por ne duam të ulemi në tavolinë që t’i bëjmë të qartë se ato komponentin e basteve që po lulëzojnë dhe që nuk vjel shteti asnjë bast, ne duhet të futemi në një kompani globale dhe të kemi mundësi të marrim para dhe t’i japim mundësi dhe atyre që kanë dëshirë të luajnë me shuma të vogla parash. Në fund Ylli, zbuloi se javën tjetër do të ketë një takim me të gjithë federatat për kërkesat e tyre dhe buxhetin që i nevojitet  çdo sporti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos